“Do hyj me tanga”, aktorja rrëfen si do futet në BB VIP3

Aktorja e humorit Cubi Metkaj ishte e ftuar sot në “Fan Club” , ku edhe dha opinionin e saj lidhur me lojën brenda Big Brother VIP.

Por aktores i erdhi një pyetje ngacmuese nga opinionisti Ronaldo Sharka.

“Cubi na konfirmo diçka, se tani që erdhe të pashë me disa valixhe. Mos do futesh gjë në Big Brother VIP”, pyeti Ronaldo.

“Po ti çke me mua more Ronaldo, pse na nxjerr surprizat kështu,” tha Cubi duke nënkuptuar që mund të jetë dhe ajo pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

Por ajo shtoi se “një gjë është e sigurtë, që unë do futem me tanga”, kjo deklaratë e Cubit erdhi pas diskutimit që u bë për dyshen Juli-Egla, për të cilët po dyshohet se debati i “brekëve” është i stisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top