Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Në vendin e parë renditet Arbnor Muja i cili bëri një performancë të mirë me skuadrën e tij Antverp. Ndërsa në të dytin pozicionet Rej Manaj me notën 8.0 pasi gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 6’ të takimit me Beshiktashin.
Odise Roshi mban vendin e tretë pasi bëri një performancë të mirë me skuadrën e tij kundër Umraniesporit në transfertë.
Vendi i 4-të shkon për Sokol Cikalleshin i cili dha dy asiste ndaj ish skuadrës së tij, Bashakshehir. Në vendin e fundit renditet Lindon Selahi i cili shënoi gol kundër Hajduk Split dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij, Rijekës.