Raporti mes Roza Latit dhe Ledjona Xheladinajt vijon të jetë jo i mirë, ndërsa debatet e ashpra dhe me tone ofenduese mes tyre janë rikthyer sërish brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Roza i ka përmendur mbrëmjen e djeshme vajzën dhe familjen Ledjonës dhe kjo e fundit u shfaq e prekur, ndonëse e vazhdoi debatin me moderatoren.
Ledjona u revoltua për faktin që Roza i ka thënë që është një femër e rritur pa dashuri dhe se ka bërë një fëmijë pa dashuri.
“Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri”, është shprehur Ledjona.
Nga ana tjetër Roza i është përgjigjur, se sipas saj, meqenëse nuk është më me babain e fëmijës, nuk e ka bërë fëmijën me dashuri.
Pjesë nga debati:
Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.
Roza: A je me personin që e ke bërë?
Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?
Roza: Kshu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.
Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?
Roza: Jo unë jam bërë me dashuri.
Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?
Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë
Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor, dhe është shumë e keqe.
Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.
Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu.