Gjatë një bisede të zhvilluar me aktorin Olsi Bylyku, banorja Sara Gjordeni, ka rrëfyer lidhur me ish partnerin.
Olsi e pyeti Sarën se si e mendon jetën me Bardhin, me të cilin ka shprehur
pëlqim brenda këtij reality shou, ndërsa Sara tha se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova.
Ndonëse nuk dha më shumë detaje, bukuroshja shqiptare shtoi se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm.
Olsi: O zemra, po si e ke mendu jetën tënde me Bardhin, e kam seriozisht?Si e mendon lidhjen me një artist.
Sara: Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm.
Olsi: I Shqipërisë apo i Kosovës.
Sara: I Kosovës.
Olsi: Si ishte jeta.
Sara: Shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën.
Gjithçka vendoset në fillim.