Sara Gjordeni dhe reperi nga Kumanova, Bardhi, duken më të afërt se kurrë në “Big Brother”. Dyshja ka shfaqur tashmë hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, ndonëse mes tyre nuk ka ndodhur ende puthja.
Vetëm modelja e ka pranuar pëlqimin për reperin, por është shprehur se ka ende nevojë për kohë, për ta njohur më mirë. Megjithatë, ky afrimitet mes të dyve, është dukur si i shtirur nga shumë banorë të tjerë të shtëpisë. Të shumtë kanë qenë ata që madje ia kanë shprehur Bardhit, se në fakt Sara është duke e përdorur për lojë.
Nga ana tjetër, vetë reperi, duket i pandikuar nga këto fjalë, duke vijuar afërsinë me modelen. E teksa flirti mes tyre duket se po shtohet ditaditës, jashtë, kanë nisur të dalin në dritë, detajet e para të jetës private të modeles. Duket se jashtë, Sara ka lënë një raport, madje një raport ky që dihej nga shumë.
Në rrjetet e saj sociale, vetë Sara ka publikuar një foto, duke i mbajtur dorën një mashkulli. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur se Sara ka një të dashur të famshëm, i cili është boksier dhe një fakt i tillë, dihet thuajse nga të gjithë. Këto dyshime janë komentuar edhe nga opinionisti Ronaldo Sharka, në “Fun Club”, i cili u shpreh se shpreson që Sara të jetë e vërtetë dhe mos e përdorë Bardhin.