Që në futjen e tij në “Big Brother”, Meriton Mjekiqi kërkoi vajza të bukura. Ndaj të shumtë ishin ata që menduan se lidhja mes tij dhe një prej konkurrentëve do të ndodhte shumë shpejt. Dhe duhet thënë se publikut nuk u gaboi “nuhatja”, vetëm se e përzgjedhura ishte pikërisht Ilnisa, gazetarja, e cila u fut në shtëpi si mama “single”, 8 vite më e madhe se ai.
Çifti tashmë ka nisur të shfaq edhe momentet e tyre erotike, ku nuk i kanë kursyer puthjet e nxehta, apo edhe prekjet përpara kamerave. Ilnisa, e cila nga publiku është përzgjedhur dhe si e preferuar javën e shkuar, ka treguar disa detaje për jetën e saj private. Ndërkohë që nga ana tjetër, Meritoni, është treguar më diskret, duke mos zbuluar shumë.
Megjithatë, të gjithë e dimë, që moderatori dhe këngëtari është babai i një djali. Ashtu si të gjithë e mbajnë mend konfliktin që ai pati me nënën e djalit të tij. Madje, Meritoni pranoi t’i jepte atësinë djalit, vetëm pasi i bëri dhe testet përkatëse, duke e çuar këtë konflikt edhe më tej.
Historia e Meriton Mjekiqit 8 vite me parë me ish-partneren, Egestën, ishte historia që përsëritej në “showbizz”-in e Kosovës. Në atë kohë vetëm 21 vjeç, Meriton Mjekiqi, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë spektaklit “Dance with me” si partner i Rovena Stefës, u nda nga e dashura shtatzënë, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram”.
Ai postoi në rrjetet sociale një foto të partneres në muajt e fundit të shtatzënisë, duke marrë shumë urime në një ditë, edhe për historinë sekrete të dashurisë, por edhe për faktin që do të bëhej baba për herë të parë në moshën 21-vjeçare. Por, ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, nuk ka qenë e paqartë pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje. Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre.