Marrëdhënia e krijuar në shtëpinë e Big Brother Vip mes Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit vazhdon të komentohet nga banorët e tjerë, ndërsa vëmendje të madhe mori edhe në prime-n e mbrëmshëm (3 shkurt).
Disa prej të ulur në oborr, konkretisht Meri shprehet se Meritoni fillimisht u afrua me Ilnisën për efekt loje, por më pas e hëngri e rrugës.
“Meritoni iu afrua asaj për efekte loje, dhe aty muhabet e muhabet e hëngri. Por jo se ajo u fut e para. Tani nuk e di unë nëse e pëlqen apo jo, por në fillim unë e kuptova manipulimin,” shprehet Meri.
Rikja, i cila po ashtu ka një marrëdhënie të mirë me Meritonin, por si shoqe, pasi ka dëgjuar Merin është shprehur se ai e pëlqen vërtetë Ilnisën.
“Meritoni e pëlqen vërtetë”- shprehet Rikja.