Debati i nisur mes Ilnisa Agollit dhe Rike Roçit është diskutuar gjatë gjithë natës edhe pas prime-it mes banorëve të tjerë.
Në një diskutim ku ishte prezentë edhe vetë Rikja, kjo e fundit ka deklaruar që nuk ka shans që Ilnisa të thyejë shoqërinë e sinqertë që ajo ka me Meritonin.
Rke Roçi thotë se raportin aktual që ka me Meritonin e ka pasur që ditën e parë të hyrjes në Big Brother VIP, ndërsa ka qenë Ilnisa ajo që i është ngjitur Meritonit.
Pjesë nga diskutimi
Dea: Po iku Rikja bëhen vija ata, nuk ka më telenovelë
Juli: Ti nuk e mendon ashtu, por je aty
Rike: Zemër unë nuk e kërkoj këtë gjë
Fationi: Nuk e kërkon por e shijon
Rike: Unë këtë raport me Meritonin e kam pasur që ditën e parë! E pa që ishte personi më i afërt më imi, e pa debatin dhe u fut. Pastaj i pëlqeu dhe u ngjit si iriq. Është vështirë të heqësh iriqin.
Dea: Supozohet se është halli i atij dhe ai nuk i jep drejtim
Gazi: Po ça drejtimi ti japë ai. Me Riken ai shkon shumë mirë, bravo i qoftë
Rike: Nuk ka shanse të thyejë shoqërinë time me Meritonin ajo, nuk ka shans, le të hidhet përpjete, të bëjë çfarë të dojë. Do e shohë kur të dalim jashtë që nuk thyhet dot shoqëria. Do e kuptojë që jemi shumë shokë.