Albi dhe Lediona së bashku me banorët e tjerë kanë folur për çiftet në shtëpi,
sa të vërteta janë dhe sa të tillë duken. Në një moment Albi iu kthye Ledionës,
së cilës i shprehu se e sheh çift atë dhe Gabrielen, megjithëse nuk janë në të vërtëtë.
Kjo gjë e habiti banoren e “Big Brother VIP”, e cila tha se këtë gjë ia ka shpjeguar më parë Albit.
Lediona: Unë nuk shoh asnjë (çift brenda BBV). Të vërtetë, të vërtetë, shoh vetëm Heidin dhe Romeon. Duke u bazuar tek shikimet dhe si sillen.
Albi: Unë çift të vërtetë, tamam tamam, shoh vetëm ty dhe Gabrielen, edhe pse nuk jeni të lidhur.
Lediona: Mua me Gabrielen? Ta shpjeguam dje, sa e bukur është.
Albi: Unë kam qenë shumë keq me mësimet në shkollë, doja që mësuesja të ma shpjegonte disa herë, sepse nuk e kuptoja./e.t