Sara ka nisur një romancë dashurie me Bardhin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Mbrëmjen e djeshme çifti kaloi momente intime në pishinë dhe në krevat, por ditën e sotme Sara ka shfaqur shenjat e para të xhelozisë.
Ish-misi i ka kërkuar Bardhit që të mos ketë kontakt fizik me gocat e tjera të shtëpisë duke ia bërë të qartë që nuk e toleron mosrespektimin e lidhjes.
“Dua të ta bëj të qartë cfarë bë bezdis. Kontakti fizik me gocat e shtëpisë nuk më pëlqen, zero.
Kur vjen dikush të fërkon të përqafon të puth, kontaktin fizik nuk e lejoj fare, zero.
Ndërkohë unë isha 30 centimetër larg, të ve tjetra shalën mbi këmbën tënde dhe të të puthë në kokë është mos respekt ndaj meje.
Ti vetë gjën një mënyrë që të lëvizësh, merr një cigare, gjen një mënyrë të lëvizësh. Jo të rehatohesh. Ti për respektin tim lëviz”, tha Sara e revoltuar përballë Bardhit.