Heidi Baçi është duke shijuar eksperiencën e saj të dytë, brenda pak muajve në një format të “Big Brother”. Pasi provoi famën në Itali, si pjesë e spektaklit “Grande Fratello”, ajo u ftua edhe të jetë pjesë e të njëjtës format në vendin tonë. Vetëm se në vendin tonë, një histori dashurie që nuk u zhvillua në Itali, pritet me shumë kuriozitet nga publiku.
E kemi fjalën për raportin që Heidi po krijon me Romeon. Kujtojmë se 26-vjeçarja u largua nga “Grande Fratello” për shkak të një lidhje që pati brenda shtëpisë me Massimiliano Varrese. Ishte babai i saj, ai që ndërpreu eksperiencën e saj, duke e thënë hapur se nuk ishte dakort me lidhjen me mashkullin, gati dyfishi i moshës së saj.
E natyrisht që një lajm i tillë, nuk mund ti shpëtonte vëmendjes së mediave në vendin fqinjë. Mediat italianë kanë shkruar për Heidin, ndërsa thonë se 26-vjeçarja u largua nga versioni italian i programit pas takimit me të atin, i cili ishte shqetësuar për afrimitetin që ajo krijoi me aktorin Massimiliano Varrese.
“Hyrja e saj u bë në episodin e së shtunës 13 janar dhe në prezantim u përmend Massimiliano Varrese arsyeja pse u largua nga ‘reality show’ në Itali”, shkruajnë mediat në shtetin fqinj.
Në prezantim ajo tregoi historinë e saj në Itali, duke përmendur edhe Massimiliano Varrese dhe ardhjen e babait të saj për ta larguar. Por tashmë historia me aktorin Italian i përket të shkuarës dhe e gjithë vëmendja është te raporti që ajo po krijon me Romeon. Por teksa një histori dashurie është duke lindur, një tjetër është duke u mbyllur nga Heidi. Në kohën që ajo u bë pjesë e “Big Brother”, Heidi kishte lënë një raport pezull në Itali.