Tre humbje radhazi, shefi ekzekutiv i Bajernit zbulon vendimin për Tuhel: Nuk besoj te deklaratat monstruoze të mbështetjes për trajnerin

Tomas Tuhel gëzon mbështejen e bordit të Bajern Mynih, të paktën për momentin. Kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e Jan-Kristian Dresen, shefit ekzekutiv të Bajern Mynih, pas humbjes së tretë radhazi, atë që erdhi sot ndaj Bohumit.

“A do të jetë ai në pankinë ndaj Lajpcigut? Padyshim. Unë nuk besoj te këto deklaratat monstroze në mbështetje të trajnerëve”, tha ai para gazetarëve duke u larguar nga stadiumi.

“Unë e di atë që dëshironi të dëgjoni, por këto premtimet për besnikëri janë harruar pas një jave. Kjo është arsyeja pse unë po e them në mënyrën time. Kjo nuk është një çështje që ne po trajtojmë për momentin. Ne duhet të shohim çështje të tjera. Le të përqendrohemi te ndeshjet’, tha drejtuesi i lartë i bavarezëve, duke konfirmuar kështu në detyrë trajnerin gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top