Kaos me Ylber Ramadanin, Seria A i bën të gjithë lëmsh me një karton të verdhë për mesfushorin shqiptar

A do të luajë Ylber Ramadani ndeshjen pas pauzës së kombëtareve ndaj Romës? Kjo është pyetja që tifozët e Leçes kanë ditët e fundit pas kaosit që Seria A ka krijuar me mesfushorin e Kombëtares kuqezi. Një karton i verdhë në ndeshjen ndaj Salernitanës, ka hapur shumë diskutime në Itali, të cilat në fakt kanë qenë të kota sepse kanë ardhur si pasojë e një gabimi të dyfishtë.

Pas ndëshkimit në minutën e 49 të sfidës, rrjeti televiziv “DAZN” vendosi grafikën që theksonte se Ramadani do të mungonte në ndeshjen e radhës për grumbullim kartonësh. Por në fakt nuk është kështu, pasi kanë sinjalizuar gabim kartonët e tij, për shkak të një gabimi që ishte bërë nga Liga Italiane, Kjo e fundit, para ndeshjes kishte vendosur në programin zyrtar të sfidës Ramadanin si një lojtar i cili mund të humbte ndeshjen e radhës nëse ndëshkohej.

Por në të vërtetë, Ramadani kishte vetëm 10 kartonë të verdhë dhe pezullimi i radhës nuk mund të vinte nga i 11-ti. Kësisoj, ai është i gatshëm për sfidën e radhës ndaj Romës, duke shpresuar që të mos shtojë koleksionin e kartonëve të verdhë. Futbollisti shqiptar deri tani është ndëshkuar në ndeshjet ndaj Juventusit, Napolit, Udinezes, Romës, Milanit, Bolonjës, Empolit, Atalantës, Lacios, Xhenoas dhe Salernitanës. Ai është lojtari i dytë më i ndëshkuar me kartonë të verdhë në Serinë A, pas Paredes i cili ka një më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top