Shqipëria do të luajë tri ndeshje në finalet e Europianit, teksa do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Duke nisur nga situata aktuale, pavarësisht se mund të ndryshojnë shumë gjëra, le të shohim si vijnë këto kombëtare në Gjermani.
ITALIA- Një mbrojtje me katër apo me tre, kjo është dilema e Spaletit që me shumë mundësi do të zgjedhë një 3-4-2-1.
Në portë Donaruma i PSG-së, me treshen e mbrojtjes që rreshtohet: Di Lorenco (Napoli), Buonxhorno (Torino), Bastoni (Inter). Në mesfushë janë: Nga e djathta Darmian (Inter), në qendër Barela (Inter) dhe Zhorzhinjo (Arsenal) dhe në të majtë Di Marko (Inter).
Përpara tyre Kieza (Juventus), Pelegrini (Roma) dhe Retegui (Xhenoa). Sigurisht që alternativat nuk mungojnë duke përmendur lojtarë si: Skalvini, Mançini, Kambiaso, Kristante, Lokateli, Fratezi, e përpara Politano, Zakanji, El Sharaui, Raspadori, Imobile dhe Skamaka. Një mungesë është Domeniko Berardi.
Përpara tyre janë: Rodri (Man.Siti) dhe Fabian Ruis (PSG), në krah: Jamal (Barcelona) dhe Uilliams (A.Bilbao). Dani Olmo (Lajpcig) si numër 10 dhe Alvaro Morata (A.Madrid). Konkurrenca është e lartë, pasi Raja i Arsenalit mund të jetë numri një në portë e padyshim futbollistë si: Kukurela, Vivian, Navas, Gaja, Lorente, Merino, Zubimendi dhe Moreno, Xhoselu e Pedri.
KROACIA- Barazim me Tunizinë dhe fitore me Egjiptin. Ky ishte bilanci i Kroacisë në miqësore. Por si mund të luajnë rivalët tonë në Europian. Në portë: Livakoviç (Fenerbahçe).
Në mbrojtje: Juranoviç (U.Berlin), Sutalo (Ajaks), Guardiol (Man.Siti) dhe nga e majta Soza (Ajaks). Mesfusha do të përbëhet nga: Kovaçiç (Man.Siti), Brozoviç (Al-Nasr), Modriç (R.Madrid). Treshja përpara: Pasaliç (Atalanta), Petkoviç (D.Zagreb) dhe Kramariç (Hofenhaim)