Eliminimi nga Champions, Guardiola: Bëmë gjithçka por nuk mjaftoi. Bernardo Silva më kërkoi të gjuante penalltinë

Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit, ka shprehur keqardhjen që skuadra e tij nuk shfrytëzoi rastet që krijoi përballë Real Madridit, duke u eliminuar nga penalltitë.

“Duhet t’u them faleminderit këtyre lojtarëve nga thellësia e zemrës, për shkak të mënyrës se si luajtën. Por futbolli ka të bëjë me fitoret dhe ne nuk bëmë mjaftueshëm, edhe pse ishim të jashtëzakonshëm.

Me raste mund të fitosh me penallti dhe me raste nuk mundesh. Por gjatë ndeshjes ne nuk shfrytëzuam rastet që ne kishim. Të gjithë u paraqitën në një nivel të lartë. Ne thamë që duhej të ishim në nivelin tonë më të lartë për të luajtur ndaj Realit dhe djemtë ishin ashtu.

Unë do të kisha preferuar që të fitonim, por shumë urime për Real Madridin. Në bëmë gjithçka ndaj nuk kam absolutisht asnjë peng rreth asaj që kemi bërë.

Unë e them gjithmonë si trajner që kjo lojë është rreth shënimit të më shumë golave dhe pësimit të më pak të tillëve. Në luajtëm në mënyrë të jashtëzakonshme, por për fat të keq nuk mundëm të fitonim, ndaj gjërat janë kështu.

Penalltia e Bernardo Silvas? Ai tha se dëshironte të gjuante një penallti dhe është një lojtar tek i cili kemi besim. Ai ka bërë një ndeshje fantastike”, tha Guardiola pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top