Hakan Çalhanoglu është njeriu i momentit në Serinë A. Titulli i mundshëm kampion në derbi kundër Milanit do të konfirmonte hakmarrjen e turkut ndaj ishskuadrës së tij. Në një intervistë për “Gli Autogol” ai bën një rrëfim ndryshe.
E njihni Fantacalcion?
Po. Por nuk luaj. Në fillim nuk e dija çfarë ishte, por shumë njerëz më shkruanin në rrjetet sociale. Nga skuadra jonë, Sensi është i fiksuar.
Kush janë lojtarët më humoristë në skuadrën e Interit?
Barela, Turam dhe Arnautoviç. Falë tyre jemi gjithmonë të qeshur.
A ka Interi një kolonë zanore në dhomat e zhveshjes?
Sigurisht që ka. Po presim momentin tonë për ta shpalosur. E kam unë këngën, por nuk është italiane. Është një e famshme në “TikTok”.
Barela, Dimarko dhe Lautaro. Me kë do të shkoje në një darkë, me kë do të shkoje me pushime dhe kujt do t’ia jepje kartën e kreditit?
Do të shkoja me pushime me Barelën, do t’i ofroja darkën Dimarkos dhe kartën e kreditit do t’ia jepja Lautaro Martinezit. Do ta kishte ai përgjegjësinë.
Cili është lojtari më i fortë me të cilin ke luajtur?
Nuk është e lehtë pasi kam luajtur me shumë futbollistë të rëndësishëm. Arda Turan në epokën e tij më të mirë. Ishte kapiteni im te Turqia.
Po kundërshtari më i fortë?
Nejmar.
Nëse do të zgjidhnit një goditës penalltish në vendin tënd kush do të ishte?
Arnautoviç. Është i zoti për të goditur.
Keni thënë se jeni organizatori më i mirë në botë. Kur do ta fitoni “Topin e Artë”?
Nuk kam një datë për këtë. Unë nuk kam thënë se do të fitoj Topin e Artë, por thashë se në atë kohë kur dhashë intervistën ndihesha mesfushori më i mirë. Por ka edhe lojtarë të tjerë shumë të fortë.
Për Interin është një vit për çmimin Oskar. Tani duhet të shpërndani çmimet. Kush ishte aktori protagonist?
Për mendimin tim është skuadra.
Po trajneri?
Shumë i zoti, shumë i zoti.
Kush qëndron më shumë përpara pasqyrës?
Lautaro. Ai kërkon të jetë gjithmonë perfekt.
Mund të formoni ekipin e kalçetos duke zgjedhur 5 më të mirët në botë?
Shpresoj që askush të mos mërzitet. Do të zgjedh Sheznin në portë, ndërsa në mbrojtje Van Dajkun. Në mesfushë Barelën dhe Mkitarianin, ndërsa në sulm Mbapenë.
Futbollisti ideal i Interit do të kishte…
Fizikun e Fratezit, shpejtësinë e Bjukenën dhe teknikën e Mkitarianit.
Në rrjetet sociale dhe nga tifozët Inzagi quhet “Djalli”.
Ne nuk e quajmë kështu, edhe pse e kemi lexuar dhe dëgjuar. Ai shpesh flet për bashkim në skuadër. Është shumë skaramantik kur godas penalltitë.
A do të jetë Jilldiz kandidat për “Topin e Artë” pas disa vitesh?
Ka shumë talent, është i zoti dhe shumë i uritur. Jam dakord me atë që thotë Shezni për të.
Në stërvitje është ndonjë që i pret penalltitë?
Edhe në stërvitje godas shumë mirë, sikur të isha në ndeshje.