12 ndeshje në stolin e kombëtares, Sylvinho bën tifozët të “ëndërrojnë”

Sylvinho padiksutim ka meritat kryesore për kombëtaren shqiptare. Braziliani është ‘arkitekti’ i këtij ekipi mjaft simpatik, që tashmë na argëton me lojën e tij.

Shumë kritika pati ndaj tij në momentin që shpalli listën e të grumbulluarve për Euro 2024, por miqësorja e mbrëmjes së djeshme ndaj Lihtenshtejnit u mbylli gojën ‘mosbesuesve”. Ndeshje pas ndeshje, Sylvinho dhe stafin i tij ngrejnë “stekat” dhe pritshmëritë janë më të mëdha.

Timonieri i kuqezinjve bën tifozët të “ëndërrojnë”, teksa pritet të surprizojnë në Kampionatin Europian. Jemi në një gurp “ferri” bashkë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, por kuqezinjtë besojnë se në Gjermani nuk do të jenë vetëm për shëtitje.

Në fakt entuziasmi është shumë i madhe, me Sylvinhon që “ngroh” tifozët. Statistikat e 50-vjeçarit në stolin e Kombëtares janë majft pozitive. Ndaj Lihtenshtejnit luajti ndeshjen e 12-të në krye të kuqezinjve.

Sylvinho ia ka dalë të fitojë 6 ndeshje, të barazojë 3 dhe të humbasë në po kaq sfida. Dueli i radhës do të jetë ndaj Azerbajxhanit më 7 qershor në orën 19:00. Kjo ndeshje do të jetë miqësorja e fundit para se ekipi të niset për në Gjermani dhe ku braziliani do të ‘kopsitë” idetë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top