“Shqipëria të provojë të jashtëzakonshme ndaj Spanjës”, De Biasi në mbrojtje të Hysajt: Ishte veprim instiktiv, lë zemrën në fushë

Kombëtarja shqiptare padiskutim është një nga skuadrat pjesëmarrëse në Euro 2024 më simpatike. Kuqezinjtë kanë befasuar me paraqitjet e tyre ndaj Italisë dhe Kroacisë, ndërsa do të tentojnë ndaj Spanjën kualifikimin për në “Play-Off”.

Gianni de Biasi është rikthyer tëe flas ësërish për paraqitjen e Shqipërisë, ndërsa thekson se ndaj spanjollëve duhet të provojnë të jashtëzakonshmen. Ndër të tjera ish-timonieri i kuqezinjve doli në mbështetje të Elseid Hysajt. Ky i fundit ishte në qëndër të kritikave pas uljes së kokës në golin e dytë të Itaalisë.

De Biasi thekson se ishte një veprim instiktiv dhe është i bindur që Hysaj lë zemrën në fushë për Kombëtaren. Gjithashtu nënvizoi se Sylvinho nuk ka nevojë për këshilla, pasi është një trajner mjaft i zgjuar për të përgatitur ekipin siç duhet.

 “Kam parë dhe kam dëgjuar shumë komente, por ju garantoj se ai veprim ishte instiktiv sepse topi u godit me forcë. Të gjithë janë të zotët për komente, po nëse do ishin në atë zonë të gjithë do kishin ulur kokën. Ai është lojtar me guxim, që lë zemrën në fushën e lojës. Mendoj që është vlerësuar e gjykuar keq, por ai e do shumë fanellën e Shqipërisë.

 Sylvinho s’ka nevojë për këshillat e mia, ka eksperiencë. Edhe si lojtar, ka luajtur me Manchinin dhe e di si duhet përgatitur për ndeshje të tilla. Nuk është puna ime. Punën time e bëj kur jam në stol. Është trajner i zgjuar. Është ai që merr vendimet për ndeshjet. Të gjithë lojtarët e Spanjës janë të fortë, nuk do t’i dhurojnë asgjë Shqipërisë. Duhet provuar për një gjë të jashtëzakonshme, është qasja, dëshira, zotësia që në fushë e bën diferencën. Të largohen nga fusha e lojës duke dhënë gjithçka, pastaj të duartrokasin kundërshtarin”,ka deklarur italiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top