Shqipërisë i duhen 3 pikët, zbulohet formacioni i Spanjës, zbret në fushë me 10 rezervistë

Mbrëmja e djeshme shënon momentin kulmor në rrugëtimin e Shqipërisë në Euro 2024, për shkak se na duhen me patjetër 3 pikët në ndeshjet me spanjollët. Kombëtarja iberike do të zbresë në fushë përballë Shqipërisë me 10 lojtarë të stolit.

Iberikët, kanë zgjedhur të luajnë me lojtarët e stolit në këtë takim, aty ku emrat interesantë nuk mungojnë. Gazetari Alban Xhihani ka zbuluar edhe formacionin e mundshëm.

“Kombëtarja nesër (sot) do të zhvillojë stërvitjen në Kaiserau dhe pastaj do të udhëtojë drejt Dusseldrof, për tu akomoduar për ndeshjen. Spanja duket do të luajë me formacionin rezervë dhe mund tua zbuloj atë. Në portë do të jetë Raya, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Grimaldo në të majtë, Le Normand dhe Vivian në qendër, ndërsa Navas në të djathtë. Baena, Zubimendi dhe Merino në mesfushë. Oyarzabal, Joselu dhe Olmo në sulm”, deklaroi Xhihani.

Formacioni i mundshëm i Spanjës: Raya, Grimaldo, Le Normand, Vivian, Navas, Baena, Zubimendi, Merio, Oyarzabal, Joselu, Olmo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top