Eliminimi nga Europiani, tifozët shpërthejnë kundër Italisë dhe i dërgojnë lojtarët kokëulur në dhomat e zhveshjes

Italia u eliminua nga Europiani në mënyrën më të turpshme, duke mos lënë gjurmë.

Më të zhgënjyerit padyshim ishin tifozët të cilët kishin sakrifikuar dhe shpenzuar për ti ndjekur “axurrët” në Gjermani.

Pas përfundimit të sfidës, Donaruma dhe ekipi iu drejtuan tribunës ku ndodheshin tifozët e Italisë, por këta të fundit shpërthyen ndaj tyre duke mos pranuar faljen.

Ata fishkëllyen dhe nuk duartrokitën aspak lojtarët duke i kthyer me kokën ulur në dhomat e zhveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top