Shqipëria ka kompletuar rikthimin e rezultatit në ndeshjen që kuqezinjtë po e zhvillojnë ndaj Ukrainës.
Të besuarit e Sylvinhos fillimisht shënuan për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 54-të me anë të Ardian Ismajlit.
Menjëherë pas golit të barazimit, ata u vunë në kërkim të golit të avantazhit dhe pas disa përpjekjeve e gjetën.
Ishte Jasir Asani njeriu i super golave, ai i cili i dha avantazhin Shqipërisë duke shënuar me gjakftohtësi në cepin e portës së Trubin për rezultatin 1-2.