Diagnoza e rëndë e dëmtimit të Ter Stegen, flet mjeku eskpert: Është më i keq se këputja e liagmentit të kryqëzuar

Barcelona shijoi një pasdite fantastike këtë të diel, teksa mposhtën në udhëtim Villarrealin me rezultat të thellë 5-1.

Sidoqoftë, kjo fitore u la atyre një shije të hidhur për shkak të lëndimit serioz që ka pësuar kapiteni i ekipit Marc-Andre Ter Stegen gjatë pjesës së parë.

Ter Stegen u pa në dhimbje të madhe menjëherë pas incidentit dhe u desh ndihma e personelit mjekësor për t’u larguar nga fusha.

Sipas informacioneve të para të Diario AS, zyrtarët e Barcelonës kanë frikë për portierin gjerman i cili rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe nëse konfirmohet lëndimi atëherë mund të mbetet jashtë fushave për nëntë muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top