A do të kalojë Etrit Berisha te Barcelona? Ky është lajmi që ka marrë jehonën e orëve të fundit. Katalansit kanë humbur Ter Stegen pasi 32 vjeçari u dëmtua dhe mbylli sezonin. Gardiani këputi tendinën e gjurit dhe do të kalojë në operacion.
Spanjollët kërkojnë një portier emergjent dhe Berisha shfaqet në listë pasi është pa kontratë. Kjo e ndihmon portierin shqiptar që nëse do të kalonte gjigandët e La Liga, do të quhej një histori hyjnore e shkruar pasi Berisha po vuante për ekip në verë dhe nuk arriti dot të gjente një skuadër për të mbetur në kampionatet kryesore në Europë, e jo më për të folur për emra si Barcelona.
Sigurisht që në listë nuk është vetëm Berisha, por edhe portierë të tjerë të cilët janë pa kontratë, tani vendimi i përket Barcelonës
Interi u mposht mbrëmjen e djeshme nga Milani me shifrat 2-1. Një derbi emocionues, i cili u vendos nga goli i Gabias në minutën e 89. Ish-lojtari i Interit, Masimo Paganin, ka dhënë mendimet e tij në lidhje me këtë derbi përmes një interviste të dhënë për “Tuttomercatoweb”-in. I pyetur për fakin se zikaltrit nuk u dalluan më në fushë pas largimit të Çalanhoglusë, Paganini është përgjigjur se Asllani nuk ka të njëjtin nivel me Çalhanoglunë.
“Asllani nuk është Çalhanoglu. I mungon ajo aftësi për të ndërtuar përpara mbrojtjes. Mkitariani ka karakteristika të ndryshme nga Fratezi. Ky i fundit është një shkatërrues, jo një ndërtues. Sigurisht që Interi humbi diçka në mënyrën e të nisurit të aksionit nga poshtë. Kjo u përkhtye në vështirësi sulmuese, por deri tani Inzagi ka bërë gjithmonë atë që duhej dhr rezultatet kanë ardhur”, ka thënë ndër të tjera Masimo Paganini