Janë mbyllur ndeshjet e ditës së dytë në Europa League, me shumë gola dhe emocione. Një barazim i çmendur 3-3 në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes, atë mes Portos dhe Manchester United në “Estádio do Dragão”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.
Anglezët e nisën mjaft mirë sfidën duke siguruar avantazhin e dyfishtë me Rashford 7′ dhe Højlund 20′. Por portugezët arritën të reagojnë dhe të përmbysin gjithçka me Pepê 27′ dhe Samu(dopietë, 34′ dhe 50′).
United humbi shërbimin e Fernandes, që u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 81-të, por arriti të gjejë forcën dhe të barazojë sfidën në frymën e fundit me Maguire 90’+1.