Lukaku: Kur luan te Napoli, ndjen se futbolli është një ‘Fe’

Romelu Lukaku është kthyer në idhullin e ri të skuadrës së Napoli, që kryeson renditjen e Serie A.

Ekipi i trajnerit Antonio Conte do të luajë sot ndaj Como dhe sulmuesi belg synon të jetë protagonist në fushë.

“Para se të vija te Napoli fola me Dries Mertens, të cilin e njoh që kur isha 17 vjeç. Ai ishte personi im i besuar që më përgatiti për Napolin”, u shpreh Lukaku për mediat.

Ai foli lidhur me përshtatjen e tij në Napoli, skuadër ku erdhi në momentet e fundit të merkatos, kur kishte nisur kampionati.

“Vërej se çdo napolitan ndjen se përfaqëson një popull të tërë. Kjo më transmeton energji çdo ditë, më bën të ndihem mirë dhe më bën të ndihem edhe më përgjegjës”, tha Lukaku.

“Ndjeva menjëherë ngrohtësinë e fansave, ata më dhanë shumë energji pozitive dhe shënova një gol në debutimin tim, por mbi të gjitha fituam, që është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh sulmuesi belg.

Në lidhje me objektivat e tij dhe të ekipit, Lukaku tha: “Çdo ditë përpiqem të jap gjithmonë diçka më shumë. Gjatë sezonit duhet të bësh dhjetë muaj sakrifica, të japësh 100% dhe në fund do të shohësh rezultatet. Ky është mentaliteti im”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top