Napoli i Antonio Kontes regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 3-1, në duelin ku protagonistë absolutë ishin lojtarët e afruar në merkaton e verës.
Sfida u zhbollokua në minutën e parë, ku Mektominei tundi rrjetën pas asistit të Lukakut. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku Strefeca vendosi baraspeshën në minutën e 43-të.
Fragmenti i dytë i lojës foli për vendasit që shënuan 2 herë të tjera. FIllimisht ishte Lukaku që në minutën e 53-të, realizoi nga pika e bardhe e penalltisë. Ndërkohë që për të “vulosur” sfidën mendoi David Neres, i cili pas asistit të Lukakut, shënoi për 3-1.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
Falë këtij triumfi Napoli udhëheq me 16 pikë në 7 ndeshje, teksa në duelin e radhës do të përballet me Empolin e Ismajlit në transfertë.
PANORAMASPORT.AL