Dinamo dhe Laçi kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të Dinamos. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i këtyre të fundit, Ilir Daja.
“Po marrim pikët dhe po përsërisim fjalët. Kemi probleme në lojë, por jo në gjithë 90 minutëshin. Në pjesën e parë e komanduam lojën, ndërsa në të dytën lëshuam territor.
Një pjesë të fajit e kam unë pasi ishin probleme taktike. Unë përgjigjem për anën taktike të ekipit. Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkoj unë. Laçi sot ishte prezantuar në një mënyrë tjetër, por me 2-3 lëvizje mund të krijonim shumë vështirësi te kundërshtari.
Pushimi i Kombëtares?
Është një lajm i mirë sepse ne kemi programuar dhe ndeshje miqësore. Pavarësisht se këto ndeshje nuk arrijnë ato zyrtaret, por do na japë kohë që aty ku kemi probleme sidomos nga ana taktike, do na japë një javë kohë që të prekim disa gjëra që kemi pasur problematike.
Sa përqind Dinamo e Ilir Dajës?
Kemi bërë një start jo shumë të mirë të kampionatit. Lojtarët ende nuk kanë dhe pjesën e besimit, sepse ishim në avantazh në pjesën e parë kemi momente që lëshojmë shumë në lojë. Kam 1 muaj në drejtimin e Dinamos, them që kemi filluar të përmirësojmë diçka, por jemi larg asaj që kërkojmë. Për t’i bërë qejfin vetes mund të themi te 50 përqindëshi.
Sa i duhet Dinamos të marrë idetë e tua? Unë do thoja që na mungon cilësia e lojtarëve që ne morëm së fundmi.
Toli dhe Aliji nuk kanë kapur ende ritmin dhe formën. Presim shumë dhe nga Karamba që është një lojtar i ri.
Duke rritur potencialin këto lojtarë, ne do të kemi më shumë qarkullim topi, pasi kemi 3-4 lojtarët që e bëjnë këto. Ndërsa 2 lojtarë të tjerë kanë vështirësi.
Nëse na shtohen forcat nga lojtarët që s’kanë kapur ritmin do rrisim anën taktike dhe lojën individuale. Goli i dytë ishte një veprim individual i Zabërgjës, nuk ishte asgjë taktike. Me rritjen e kondicionit mund të kemi më shumë marrje përgjegjësie dhe prodhim të krijimtarisë, shpresojmë”, tha Ilir Daja..