VIDEO/ Mbrojtja e Shqipërisë po kalon formën e jetës, Marash Kumbulla shënon gol në La Liga me Espanjolin

Nuk është Marash Kumbulla i Romës, por Marash Kumbulla i Veronës. Në mediat spanjolle kishte javë që tregon se mbrojtësi shqiptar po i ngjante më shumë atij lojtari që u shit me bujë te Roma nga Verona, sesa lojtarit që i zhgënjeu të gjithë në kryeqytetin italian.

Koha i dha të drejtë këtyre zërave dhe mendimeve, teksa Kumbulla është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Espanjoli. Madje në ndeshjen e sotme kundër Mallorca, Kumbulla ka realizuar golin e parë në La Liga. Në minutën e 18 të takimit, mbrojtësi shqiptar goditi bukur me kokë duke gjetur rrjetën. Duket se jeta po i jep një mundësi të dytë për të rigjetur veten në një prej kampionateve më të forta në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top