Donat Rrudhani ka gjetur rrugën e rrjetës në Zvicër. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës shënoi për Luzern, që po humbet 1 me 2 përballë Luzanës.
Goli në minutën e 30-të ka hapur sfidën, pasi fillimisht Luzana shkoi në avantazhin e dy golave. Kujtojmë se Rrudhani ka luajtur më parë për kundërshtarin që ka përballë sot.
Alban Ajdini në anën tjetër shënoi golin e parë të sfidës. Sulmuesi është pjesë e Luzanës në elitën e futbollit zvicerian.
Goli i Donat Rrudhanit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL