VIDEO/ Mirlind Daku tund rrjetën përpara grumbullimit me Shqipërinë, sulmuesi shqiptar shënon golin e 6 në kampionat

Mirlind Daku është kthyer sërish te goli. Pas disa ndeshjeve pa shënuar, sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës. Futbollisti nga Kosova ka tundur rrjetën në minutën e 91-të me një goditje me kokë në ndeshjen kundër Akhmat Groznit.

Goli i tij vulosi përfundimisht shifrat në 2-0 për Rubin Kazanin. Sulmuesi shqiptar e feston kështu me gol grumbullimin me Kombëtaren kuqezi, e cila do të përballet me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë. Ndërkohë, ky ishte goli i 6 i Mirlind Dakut në kampionatin rus, ku numëron gjithashtu edhe dy asiste të dhënë për shokët e ekipit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top