VIDEO/ Dëmtimi horror i Dani Karvahalit, lojtari i Realit shpërthen në ulërima dhe lë fushën me lot në sy

Dani Karvahali ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi i Realit të Madridit ka pësuar një dëmtim në dukje mjaft të rëndë. Në përpjekje për të larguar topin, 32-vjeçari gjeti trupin e kundërshtarit. Goditja ishte aq e fortë, sa Karvahali është shtrirë menjëherë në tokë dhe ka shpërthyer në ulërima.

Stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë spanjollit. Karvahal u ngrit përkohësisht në këmbë pas ndërhyrjes së mjekëve, por me përpjekjen e parë për të ecur ndjeu sërish dhimbje të forta. Për këtë arsye u nevojit barrela për ta shoqëruar jashtë vijave kufizuese. Dani Karvahali u largua me lot në sy nga fusha, në të cilën rrezikon të mos kthehet më për disa muaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top