Bylis nuk ia del të marrë pikë në kryeqytet duke u mposhtur 1-0 nga Partizani. Nevil Dede vijon të jetë në kërkim të pikëve të para në stolin e ballshiotëve që renditen të parafundit në Superiore. Në përfundim të sfidës, trajneri Dede foli për RTSH Sport.
“Duhet të kuptojmë sa kualitet kemi. Po luajmë mirë, por duhet të jemi më mirë në fazën e dytë e të tretë. Kemi lojtarë që duhet të rikthehen në gjendjen e duhur fizike. Shënojmë pak, por skuadra nuk shthuret në asnjë moment.
Vuajtëm në pjesën e parë. Mosha e re bën të vetën. Në fazën e dytë e të tretë do të jemi më mirë. Ne kemi objektiva të tjerë.
Më mirë ta humbësh topin, por të tentosh të luash futboll. Duhet të rrisim personalitetin. Mund të rregullojmë, por duhet të rrisim besimin. Disa lojtarë si Treni e Gjata vijnë nga dëmtimi. Shpresoj që pauza të na ndihmojë.
Gol identik si ai i pësuar me Elbasanin? Në këto 10 ditë që jam në skuadër jam munduar vetëm të rregulloj fazën mbrojtëse në topat inaktivë. Nuk po e rregulloj dot dhe më vjen keq. Janë topa shumë të kontrollueshëm”, tha Dede.