Barcelona e ka nisur mirë sezonin 2024-2025 falë hapit pozitiv që është bërë në aspektin sulmues. Golashënuesi më i mirë në La Liga për momentin, Levandovski, por ndihmohet shumë nga Rafinja dhe Lamin Jamal.Treshja e sulmit të Barcelonës, LevaRafinja-Jamal formon për momentin treshen me kontributin më të lartë (16 gola) nga pesë ligat kryesore evropiane, në të cilat asnjë ekip tjetër nuk ka shënuar më shumë se katalanasit (25 gola).
Pas tyre janë vjen Paris SG-ja me 20 gola, Bajerni i Mynihut me 17 gola, Reali i Madridit gjithashtu me 17 gola, sikurse dhe Vijarreali, rivali i sotëm i Realit në Liga. Sistemi i ri i Hansi Flikut e ka ndihmuar ekipin të gjejë më lehtë golin. Me një stil më të drejtpërdrejtë loje dhe presion të përmirësuar, të tre lojtarët kanë përmirësuar kontributin e tyre. Levandovski (7), Rafinha (5) dhe Lamin Jamal (4), me 16 gola nga 25 gjithsej të ekipit, përbëjnë 64% të golave të katalanasve.
Rendimenti i tyre është shumë më i lartë se në të njëjtën periudhë një sezon më parë, kur pas 8 takimesh, polaku kishte pesë gola në llogari, braziliani dy gola, ndërsa Jamal nuk ishte shfaqur ende në horizont. Blaugranat ia kalojnë sulmeve të tjera si Çelsi (13) me Palmer (6), Niko Xhekson (4) dhe Madueke (3) ose PSG-ja (gjithashtu 13) me Barkola (6), Dembele (4) dhe Kang-Li (3). Tridentët e Bajernit dhe Shtutgartit ndjekin nga afër me nga 11 gola. Barça lë pas dhe treshen e mrekullueshme të Realit, Vinicius-Mbape-Rodrigo.
PANORAMASPORT.AL