Dani Olmo do të rikthehet në skuadrën e Barcelonës pas pushimit ndërkombëtar. Mesfushori 26-vjeçar është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi që mori në ndeshjen kundër Girona në kuadër të xhiros së 5-të të La Ligës.
Sipas Marca, gjatë pushimit ndërkombëtar, Olmo do të rikthehet në stërvitje me skuadrën për t’u përgatitur plotësisht për ndeshjet kundër Bayernit (23 tetor) dhe Real Madridit (26 tetor).
Klubi pret që ai të hyjë si zëvendësues dhe të luajë disa minuta në ndeshjen kundër Sevillas më 20 tetor.
/GazetaBlic Sport