VIDEO/ “Veterani” Pedro i jep Lacios fitoren përballë Empolit të Ismajlit, ngjeshën skuadrat në zonën Champions

Një predhë e spanjollit Pedro i ka dhënë Lacios një fitore të vuajtur përballë Empolit, që i krijoi shumë probleme bardhekaltërve, duke u konfirmuar si një nga skuadrat që ka pretendime të shkojë në zonën e Ligës së Kampioneve.

Në ndeshjen e sotme në “Olimpico”, Empoli bëri surprizën teksa kaloi i pari në avantazh me anë të Esposito që në minutën e 9 të takimitl, Më pas, ishin vendasit të cilët kërkuan me ngulm golin dhe e gjetën në shtesën e pjesës së parë falë Zakanjit,

Në pjesën ë dytë, Kastejanos humb penallti dhe dukej se Empoli po arrinte të mbante larg portës skuadrën kryeqytetase për të ruajtur të paktën barazimin. Por hyrja në fushë e 37-vjeçarit Pedro ndryshoi gjithçka dhe ishte spanjolli në minutën e 84-t ai i cili shënoi me një gjuajtje të fortë golin e fitores 2-1 që çon Lacion vetëm 3 pikë pas Napolit të vendit të parë.

GOLI I ESPOSITO (VIDEO)

GOLI I ZAKANJI (VIDEO)

GOLI I PEDRO (VIDEO)

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të pasdites, Bolonja u ndal në një barazim 0-0 përballë Parmës.

fdsfdsfdsfdfsdsfdfsdsfd

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top