Ka përfunduar java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Sot në mbrëmje u luajtën edhe dy ndeshjet e fundit Teuta – Tirana dhe Vllaznia – AF Elbasani. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta mundi Tiranën 3-1. Kjo ishte humbja e parë e bardhebluve në sezonin 2024/2025.
Takimi tjetër Vllaznia – AF Elbasani që u zhvillua në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola 0-0. Të shtunën, Partizani mori fitoren e radhës ndaj Bylisit. Të kuqtë triumfuan në “Arenën e Demave” 1-0 dhe kryesojnë kampionatin me 15 pikë.
Egnatia u rikthye te fitorja në transfertë. Kampionët në fuqi mundën Skënderbeun në Korçë me rezultatin minimal 1-0. Të premten, Dinamo City mposhti në “Elbasan Arena” Laçin 2-1.