Kosova publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.
Në listën e lojtarëve të ftuar nga Franco Foda ishin edhe tre lojtarët që u përjashtuan në shtator nga FFK dhe trajneri për thyerje të rregullave të grumbullimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Anel Rashkaj ish kapiteni i Kosovës në emisionin Sport Show në Klan Kosova tha se kjo ishte zgjidhja e duhur dhe se këta tre lojtarë i duhen Kosovës.
Është lajm i mirë që janë kthy Aro,Edoni dhe Florenti. Në fillim kur ndodh diçka, gjakrat janë më të nxehta dhe ka reagime të shpejta, me kohë të dyja palët e kanë kuptuar që duhet të gjendet një zgjidhje. Rregulli kur thehet, duhet të merret një dënim, mendoj që është zgjidhje e duhur nga dy anët.
Aro është një portier me përvojë të madhe, luan në Premierligë nuk është e lehtë të gjindet një lojtar që luan titullar aty, potenciali i Zhegrovës dihet – potenciali i tij nuk ka kufi dhe këta tre lojtar i duhen Kosovës kjo nuk diskutohet”, tha Rashkaj në Sports Show.
/GazetaBlic Sport/