Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.

Ajeti është vlerësuar me notën 7.6 në ndeshjen e fundit, ku skuadra e tij barazoi pa gola 0:0 ndaj Kasimpasa, shkruan LIG Sport

Kjo ishte hera e parë që Ajeti futet në formacionin e javës nga faqja e njohur Sofascore në Superligën e Turqisë.

Kujtojmë që Ajeti luan së bashku me Taulant Seferin te klubi i Bodrum në Turqi.