Duele delikate për kreun e Superiores, 3 sfidat e radhës “malore” për Partizanin

Partizani ia doli që pas javës së 8-të të kryesojë i vetëm Superioren. “Demat” kryesojnë me 15 pikë, ndërsa lënë pas Vllazninë, Egnatian dhe Dinanom me 1 pikë më pak.

Duelet e radhës për kryeqytetasit janë mjaft delikate dhe konsiderohen si “rpova” e vërtetë për kreun e Superiores. Kalendari aspak nuk favorizon ekipin  e Aleksander Veselinovic, i cili do të duhet të luajë në 3 transferta rresht.

Kështu pas sfidave të Kombëtares do të duhet të përballet me Elbasanin në “Elbasan Arena” më 19 tetor. Pas Elbasanit, transferta e radhës do të jetë në Shkodër, ku Vllaznia i pret në “Loro Boriçi” më 26 tetor.

4 ditë më vonë do të duhet të udhëtojnë në Korçë për të sfiduar Skënderbeun. Ndeshje mjaft të rëndësishme që do të vendosin shumë për “fatet” e të kuqve. Kryeqytetasit do të bëjnë maksimumin për të siguruar 9 pikë, teksa mbete të shihet se sa do të mund t’ia dalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top