Sylvinho e mori në Kombëtaren A, Feta Fetai me paraqitje pozitive në Kroaci

Mesfushori i Shpresave, Feta Fetai është bere pjesë e Kombëtares A. Talenti 19 vjeçar aktivizohet në radhët e Lokomotiva Zagreb prej 2 sezonësh.

Më parë ai ka luajtur edhe tek ekipi maqedonas Rabotnicki. Më pas është transferuar tek ekipi nga Zagrebi i cili mbahet për evidentimin e talentëve. Në këtë ekip kanë luajtur edhe lojtar të tjerë shqiptarë më parë si Kallaku, Uzuni etj.

Fetai numëron 7 paraqitje këtë sezon në superligën kroate me një minutazh të kënaqshëm prej 457 minutash. Ende nuk ka shënuar një gol, as ka asistuar por mënyra e lojës së tij ka qenë shumë e mirë.

Mesfushori i talentuar sezonin e kaluar ka luajtur 20 ndeshje për llogari te Lokomotivës. Megjithatë, shpresojmë që rruga e parë drejt rrjetës këtë sezon të vijë me fanelën e Kombëtares tonë në Nations League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top