I hoqën numrin “10”, reagon Arbër Zeneli: Me Kosovën kam luajtur me zemër, po ekzagjerohet

Arbër Zenelit i është hequr numri 10-të dhe kjo ka zgjuar shumë diskutime në media mbi situatën që mund të jetë krijuar në Kombëtare. Nëpërmjet një postimi në “Insta-Story”, futbollisti ka sqaruar të gjithë të vërtetën.

Në deklaratën e tij ka theksuar se heqja e numrit 10-të për të nuk ka aspak rendësi dhe se gjithmonë është munduar të japë maksimumin për fanellën. Ndër të tjera ka nënvizuar se falenderon tifozët.

“Për dardanët!

Po flitet shumë qitash në media për situaten tem me kombëtaren. Skom pas deshirë kurrë me fol keq për kombëtaren ose me qit posht kombëtaren. Unë për Kosovë kom lujt me zemer.

Shumë situata jan tu u ekzagjeru. Përshembull numri 10, nuk ka kurgjo te bejë me numrin si numer 10, po ka te bejë me situaten qe ndodhi me ndeshjen kundër Romanisë.

Unë jam shum i lumtur qe kom lujt per Kosovën dhe i kom do kujtime qe nuk ko mi harru kurrë. Faleminderit gjithmonë për mbeshtetjen prej juve fansave!

Kombëtares i deshiroj gjithmonë shumë sukses në ndeshjet qe vin.

PS. zgedhni do eksperta ma te mir se veq po shtyhen kush po e ka zanin ma te nalt”, thuhet në postim. Kujtojmë se futbollisti nuk është pjese e grumbullimit të “Dardanëve” për dy sfidat e radhës, që Kosova do t’i luajë ndaj Lituanisë në transfertë dhe me Qipron në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top