E kryer: Kjo është puna e re e Jurgen Klopp

Trajneri i njohur gjerman, Jurgen Klopp do të bëhet drejtori i ri futbollit në Red Bull, duke filluar nga 1 janari 2025. Klopp tashmë ka nënshkruar një kontratë afatgjatë.

Nga janari, Klopp do të këshillojë të gjitha ekipet e Red Bull (Leipzig, Salzburg, New York, etj.) për çështjet e stërvitjeve, filozofinë e lojës, zhvillimin dhe transferimet e talenteve/trajnerëve dhe më shumë.

Gazetari gjerman, Florian Plettenberg raporton se Klopp poashtu ka siguruar një opsion largimi duke e lejuar atë të bëhet trajneri kryesor i ekipit kombëtar të Gjermanisë në të ardhmen, si pasardhës i mundshëm i Julian Nagelsmann.

/GazetaBlic Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top