Lamine Yamal ka udhëtuar për t’u bashkuar me bashkëlojtarët e tij në kombëtaren e Spanjës përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve.
Përpara ndeshjeve, mesfushori i Spanjës, Mikel Merino foli për nevojën e Lamine për të ruajtur qëndrueshmërinë e tij pas një fillimi fantastik të sezonit.
“Lamine është një i ri 17-vjeçar gjithnjë i buzëqeshur dhe kjo është pjesë e sharmit të tij”, tha Merino në një konferencë për shtyp.
“Ai është një talent unik në botë dhe ai po na e tregon këtë. Shpresoj që ai të arrijë të ruajë këtë nivel [konsistence] gjithmonë.
“Mund të ketë momente të ulëta në të ardhmen dhe duhet të kuptoni se në një garë ka momente më të mira dhe më të këqija”, paralajmëroi Merino.
Lamine nuk ka shënuar apo asistuar në dy ndeshjet e tij të fundit për Barçën në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport