Qetësia “arma” kryesore e Mario Mitajt, por mbrojtësi ka një pikë të dobët

Mario Mitaj është një nga lojtarët që ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë gjatë këtyre viteve të fundit, duke nisur nga kualifikueset e Euro 2024. Mbrojtësi ka “blinduar” krahun e majtë, duke qenë titullar absolut në formacionin e Sylvinhos dhe diçka e tillë pritet edhe në ndeshjet e këtij muaj në Nations League, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Të gjithë u “dashuruan” me të për mënyrën si luan dhe shtyn përpara në zonën ofensive. Gjithashtu, qetësia që e karakterizon, kur ka topin apo jo, ka bërë që ai të shihet si “perfekti” i 11-shes së kuqezinjëve.

Megjithatë, pavarësisht se është në rolin e mbrojtësit, problemi i tij i vetëm janë aftësitë difensive. Diçka e tillë u pa qartë edhe në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”. Në shumë aksione të gjeorgjinaëve, Mitaj kalohej me shumë lehtësi, duke e bërë krahun e majtë të Kombëtares, si një nga pikat më delikate.

Por edhe gjatë sfidave të Euro 2024, Mitaj u pa në vështirësi në shumicën e rasteve, duke e patur shumë të vështirë t’i ndalonte kundërshtarët. Edhe pse vlen të theksohet se në Europian kishte përballë lojtarë si, Lamine Yamal, Ferran Torres, Pellegri i Italisë dhe korati Kramaric.

Megjithatë, i sapotransferuar te Al Ittihad në Arabinë Saudite, 21-vjeçari do të ketë mundësinë të stërvitet me lojtarë si Ngolo Kante apo Fabinho, të cilët mund t’i kenë treguar më shumë mbi aspektin mbrojtës dhe përmirësimin në atë repart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top