Interi planifikon të ardhmen, zikaltrit hyjnë në garë për yllin e Lilës

Interi nuk pret dhe është duke menduar që tani se si të forcojë organikën për sezonin e ardhshëm. Sigurisht që një nga strategjitë janë lojtarët në fund kontrate.

Profili që pëlqehet më shumë nga drejtuesit e zikaltërve është Xhonatan David, i cili më përpara është lidhur me një kalim të mundshëm te Napoli dhe Atletiko e Madridit. Shumë klube janë duke lëvizur për të gjetur akordin me lojtarin dhe për të marrë një pozicion avantazhi. Mes skuadrave është edhe Interi që nuk kërkon ta humbasë këtë mundësi. Sulmuesi i lindur në vitin 2000, me kombësi kanadeze është prej disa sezonesh protagonist në Ligue 1 te Lila, ku me golat e pafundmë ka bërë që të flitet për të.

Mungesa e akordet për rinovimin e kontratës së tij ka bërë që Juventusi, Barcelona dhe Njukasëlli të dalin publikisht për të shfaqur interesin për të. Në verën e vitit 2025 do të jetë një lojtar i lirë dhe me kosto zero. Për konkurrencën e madhe, ky transferim për Interin nuk është shumë i lehtë.

Megjithatë, zikaltrit do të bëjnë gjithçka për të zënë vendin bosh që do të lënë Arnautoviç dhe Korrea. Operacioni për të do të jetë i kushtueshëm edhe për faktin se ai kërkon komision të lartë dhe rroga po ashtu

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top