Kampionatet do të jenë pushim përreth një javë për shkak të angazhimit të Kombëtareve. Gjatë kësaj kohe, ekipe nga Superiora, Kategoria e Parë dhe ajo e Dytë do të zhvillojnë ndeshje miqësore.
Është pikërisht klubi i Partizanit që ka zyrtarizuar miqësoren e parë të tyren për këtë periudhë. Nënkampinët e Shqipërisë do të përballen në shtëpi në një sfidë mjaft interesante ndaj Kukësit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e shtunë, pra më 12 tetor. Miqësorja që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, do të startojë në orën 17:30.