Ish-mesfushori Guti, kritika Realit: Skuadra nuk funksionon

Ish-mesfushori i Realit të Madridit, Hoze Maria Gutierrez, ndryshe Guti ka analizuar paraqitjen e “Los Blancos” deri më tani në këtë sezon të ri, duke mos kursyer kritikat. “Të them të drejtën më shqetëson jo pak loja e ekipit.

Të gjithë sytë janë nga Mabpe, për vetë pritshmëritë që kishte për të. Dhe për fat të keq, tani e gjithë paraqitja me hope e Realit përmblidhet në një emër të vetëm, Mbape. Por unë mendoj se problemi i Realit nuk është Mbape.

Për mendimin tim, e gjithë skuadra nuk po funksionon. Nëse skuadra nuk është mirë, është tepër e vështirë që një lojtar i vetëm të ndreqë gjithçka. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh. Ka pasur vetëm një ndryshim, që është Mbape për Kros dhe skuadra nuk funksionon. Ky është realiteti, realiteti është se ekipi nuk funksionon. Reali fiton vetëm prej cilësive individuale”, analizoi Guti.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top