Tragjedi në Greqi: Gjendet i vdekur lojtari i Panathinaikos

Futbollisti i Panathinaikos, George Baldock u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij.

Ai u gjet me një shishe vodka pranë tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së tij dhe për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga klubi grek apo familja e tij.

I lindur në Buckingham të Anglisë, Baldock ishte një përfaqësues me kombëtaren greke, pasi një nga gjyshërit e tij ishte grek, ndaj kishte të drejtë të vishte fanellën e këtij vendi.

/GazetaBlic Sport/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top