Dëmtimi i Bremerit, Juventusi mund të rikthejë në Serinë A ish-mbrojtësin e Interit

Ish-mbrojtësi i Interit, Milan Shkrinjar është kthyer në objektivin e Juventusit për merkaton e janarit, kur bardhezinjtë do të kërkojnë një zëvendësues për të dëmtuarin Gleison Bremer. Qendërmbrojtësi brazilian pritet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj pasi pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e fundit të Champions-it kundër Lajpcigut javën e kaluar.

Sllovaku ka marrë pak minuta nën drejtimin e Luis Enrikes te PSG-ja dhe me siguri do të dëshironte një rikthim në Serinë A.

Mbrojtësi ka një pagë të lartë, 10 milionë euro në vit plus shtesa, por Juventus duket i gatshëm të diskutojë një marrëveshje të mundshme me PSG-në.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top