I bujshëm dhe shumë i papritur është lajmi i pensionimit nga tenisi i Rafael Nadal. Tenisti i njohur ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga ky sport, ku arriti majat e tij.
Spanjolli vendos ta bëjë diçka të tillë në moshën 38-vjeçare dhe nëpërmjet një videomesazhi ai falenderon të gjithë për mbëshetjen. Ndër të tjera Nadal nënvizon se ishte mjaft e vështirë, por në këto dy vitet e fundit ka vuajtur shumë dhe tashmë nuk është më në gjendje të luajë në nivele të larta.
“Është momenti i duhur. Pas 2 viteve të vështira nuk mund të jem më në gjendje të luajë në nivele të larta”, ka theksuar tenisti i njohur.
Nadal do ta mbyll me tenisin në turneun e Davis Cup që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në Malaga. Në karrierën e tij të lavdishme dhe shumë të suksesshme, Nadal ka arritur të fitojë 22 tituj kampionë në Grand Slam.